U aksidentua një ditë më parë, bashkëshortja e Gaz Pajës zbulon gjendjen shëndetësore të aktorit

Aktori i humorit Gaz Paja u përfshi ditën e djeshme në një aksident në Tiranë te rruga e Kavajës.

Ai ishte duke udhëtuar me motorin e tij në momentin kur është përplasur me një makinë.

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Gazment Paja ka reaguar për herë të parë dhe ka zbuluar gjendjen e tij shëndetësore.
Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta.

“Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt” shprehet Ira për Vip Magazine.


Shtuar 12.11.2021 10:08