Dalin pamjet! Përplasje e frikshme, si e hodhi në ajër makina aktorin Gaz Paja (VIDEO)

Aktori i humorit Gaz Paja u përfshi sot në një aksident në Tiranë te rruga e Kavajës.

Ai  ishte duke udhëtuar me motorin e tij në momentin kur është përplasur me një makinë.

Videoja e bashkëngjitur lajmit tregon momentin tragjik se si makina përplas dhe hedh tutje aktorin e njohur të humorit.

Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com aktori shihet i shtrirë në tokë, pa këpucë dhe me letra në duar duke fshirë hundët me gjak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 22:30