Aktori Chance Perdomo, i cili ishte më i njohur për rolin e tij në filmin “After”, ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare, pas një aksidenti me motor në Los Angeles.
Aktori britaniko-amerikan, mori një nominim në “BAFTA” për rolin e tij në dramën e “BBC Three Killed by My Debt” në vitin 2018, dhe gjithashtu pati paraqitje në “Midsomer Murders”, “Hetty Feather” dhe “Shakespeare & Hathaway: Private Investigators”.
Së fundmi, Perdomo luajti në prequel të Prime Video The Boys, Gen V, në të cilin ai luajti personazhin Andre Anderson.
Producentët e emisionit konfirmuan lajmin për vdekjen e tij, në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale mbrëmjen e së shtunës:
“Për ne që e njihnim dhe punuam me të, Chance ishte gjithmonë simpatik dhe i buzëqeshur, një forcë entuziaste e natyrës, një interpretues tepër i talentuar dhe më shumë se çdo gjë tjetër, thjesht një person shumë i sjellshëm dhe i dashur.
Edhe të shkruash për të në kohën e shkuar nuk ka kuptim. Na vjen shumë keq për familjen e Chance dhe jemi të pikëlluar për humbjen e mikut dhe kolegut tonë. Përqafoni të dashurit tuaj sonte”.
— Prime Movies (@primemovies) March 30, 2024