U aksidentua bashkë me fëmijët, biznesmeni Kristian Boçi dërgohet me urgjencë te Trauma

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, policia njoftoi se në aksin Rrogozhinë-Lushnje, automjeti me tre anëtarët e një familje, u përfshi në një aksident.

Si pasojë e kasidentit, mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.

Personi i cili u përfshi në aksident, është biznesmeni i njohur Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Boçi dhe dy fëmijët e tij, janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjes mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.

Kristian Boçi, teksa ishte duke udhëtuar me fëmijët e tij në aksin Rrogozhinë-Lushnje, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë përfundoi anash rrugës.


Shtuar 13.09.2024 13:03