Nuk ka patur sërish asnjë arrije marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë ditën e sotme në Bruksel.
Ka qenë presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili u ndërmjetësua nga Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak, deklaroi se nuk pati asnjë kompromis, dhe se do të ketë sërish një tjetër takim në datë 18 mars.
Të lidhura
None found
“Zakonisht një takim i vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera në periudhën e ardhshme. Më datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Vuçiç pas takimit.
Takimi trilateral, i thirrur nga Bashkimi Evropian për të diskutuar për planin franko-gjerman ka përfunduar para disa minutave.
