Plas “sherri” mes krushqve? Roberti ka dy fjalë për Sabianin: Veprime anadollake…

Babai i një nga banorëve të shtëpisë, Krtisit,

Robert Aliaj ka folur së fundmi lidhur me historinë e djalit të tij Kristit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother, me vajzën e Sabianit, Kejsin.

Deklaratat që Sabiani ka bërë së fundmi për marrëdhënien e të bijës me Kristin, Roberti i cilëson si anadollake dhe mesjetare, që një prind evropian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.

Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”, ka thënë ai.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Sabiani ka dalë kundër kësaj marrëdhënie. Pas puthjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme mes vajzës së tij dhe Kristit, Sabiani e ka hequr atë nga ndjekësit në Instagram si dhe ka fshirë çdo foto me të./Albeu.com/