Një 41-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi dyshohet për pjesëmarrje në prostitucion.
Ai është prangosur në zonën e Bolsanos, ku dyshohet se shtrinte edhe aktivitetin e tij.
Sipas informacioneve, autoritetet italiane kanë evidentuar shqiptarin i cili bënte xhiro të shpeshta rreth rrugës Siemens, duke transportuar vajza që dyshohet se ishin pjesë e këtij rrjeti.
Ai u kap në flagrancë nga policia ku gjatë kontrollit, i gjetën 7000 euro cash që vijnë nga aktiviteti kriminal.
Sipas mediave italiane, 41-vjeçari shqiptar ishte vendosur për të ruajtur zonën në mënyrë që të mos ketë incidente.
Në fund policia sekuestroi paratë e gjetura si dhe makinën që përdorte shqiptari./albeu.com/