Turqia do të mbajë shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit të së hënës, ka bërë me dije presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Shtatë ditë është shpallur zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjitha zyrat tona përfaqësuese kombëtare dhe të huaja”, tha Erdogan në një postim në Twitter.
6 Şubat 2023 tarihinde ülkemizde meydana gelen depremler sebebiyle yedi gün süreyle millî yas ilan edilmiştir. Bütün yurtta ve dış temsilciliklerimizde 12 Şubat 2023 Pazar günü güneşin batışına kadar bayrağımız yarıya çekilecektir. pic.twitter.com/WsXvTpyr6y
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 6, 2023
Ndërkohë, numri i të vrarëve në Turqi dhe Siri është rritur sërish në momentet e fundit.
Numri total i konfirmuar i viktimave është tani 2619. Nga këto, 1,651 viktima ishin në Turqi.
Autoritetet në Sirinë e kontrolluar nga qeveria regjistruan 538 vdekje, ndërsa 430 u konfirmuan në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë. /albeu.com