Turqia po përgatitet të miratojë pranimin e Finlandës në NATO deri në mars

Turiqa po i afrohet më shumë një vendimi për të miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Sipas Bloomberg vendimi pritet të merret muajin e ardhshëm.

Burime të njohura me këtë çështje i thanë agjencisë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përgatitet të arrijë në përfundimin se hapat që ka ndërmarrë Helsinki për të adresuar shqetësimet e sigurisë që ka shprehur janë të mjaftueshme që parlamentarët turq të ratifikojnë anëtarësimin e Turqisë në NATO. Njoftimi përkatës, në fakt, mund të bëhet përpara se parlamenti i Turqisë të shtyhet në mes të marsit, përpara zgjedhjeve të planifikuara për në maj.

“Ne kemi adresuar shqetësimet e ngritura nga Turqia, ” tha të enjten kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

“I takon dy vendeve, Turqisë dhe Hungarisë, të japin dritën jeshile. Ne presim që ata të vërtetojnë aplikimet tona sa më shpejt të jetë e mundur.”

Njëkohësisht, kryeministrja finlandeze sqaroi, pas takimit që pati me homologun e saj suedez, Ulf Kristerson, se vazhdon të mbështesë integrimin e përbashkët të vendit të saj me Suedinë.

“Është e rëndësishme të dërgojmë një mesazh të qartë, Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku, është në të gjithë interesat tona të bashkohemi së bashku, ” tha Marin./Albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 16:10