Turisti bie në greminë në Malin e Çikës, forcat zjarrëfikëse nisen për në vendngjarje

Një turist bie në greminë në Malin e Çikës në Vlorë ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sipas informacioneve të para kërkohet ndërhyrja me helikopter për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Drejt vendin të ngjarjes janë nisur nga Himara forcat zjarrëfikëse, ndërsa pritet edhe mbërritja e helikopterit.

Mësohet se kanë qenë një grup turistësh duke ecur por njëri prej tyre ka rrëshqitur duke përfunduar në greminë./albeu.com