Bayern Munchen tregon forcën ndaj Dortmundit, teksa në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena” ka fituar 4-2.
Nuk mund të kishte nisje më të mirë për trajnerin e bavarezëve, Thomas Tuchel, i cili u ul në stolin e kampionëve të Gjermanisë vetëm pak ditë më parë.
Ndeshja për ekipin e Terzic fillon mbrapsht, pasi portieri Gobel bën një gafë në minutën e 13-të, duke shkaktuar autogol. Vendasit bëjnë gjithçka mirë teksa thellojnë avantazhin brenda fraksionit me dopietën e Muller.
Nuk kishte përfunduar ende festivali, pasi radhën do e kishte Coman. Verdhezinjtë ia dolën të shënojnë edhe ata 2 herë, me Can nëpërmjet një penalltie dhe Malen në fund.
Sa i takon rënditjes, Bayern Munchen kryeson me 55 pikë, Dortmund e dyta me 2 pikë më pak.