Trupat ruse do të kryejnë “funksione paqeruajtëse” në zonat e kontrolluara nga rebelët

Dekretet e presidentit rus Vladimir Putin për njohjen e territoreve të kontrolluara nga rebelët parashikojnë që forcat e armatosura ruse “do të kryejnë funksione paqeruajtëse” atje, raporton BBC.

Dekretet nuk specifikojnë se çfarë do të thotë kjo, por ekspertët në Ukrainë dhe Rusi kanë argumentuar se Putini tani mund të dërgojë zyrtarisht trupat ruse në zonat rebele të Ukrainës lindore.

Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë se ajo tashmë ka trupat e saj në dy republikat e vetëshpallura.


Shtuar 21.02.2022 22:56