Trump paraqitet në gjykatën e Manhatanit për tu përballur me akuzat për mashtrim financiar

Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në një gjykatë në Manhattan këtë të enjte për mbylljen e argumenteve në gjyqin e mashtrimit civil kundër tij dhe kompanisë së tij, duke përfunduar muaj të tëra procedurash gjyqësore.

Letitia James, prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut argumentoi në fillim të këtij muaji se Trump duhet të paguajë 370 milionë dollarë për përfshirje në mashtrime financiare gjatë 10 viteve te fundit.

Shuma është dukshëm më e lartë se 250 milionë dollarët që James kërkoi fillimisht kur ajo ngriti padinë në 2022.

Trump kishte kërkuar të jepte vetë argumentet përfundimtare në gjyq, por gjykatësi Arthur Engoron, e refuzoi kërkesën e ish-Presidentit.

Gjykatësi refuzoi gjithashtu kerkesen e avokatit të ish presidentit për të vonuar argumentet përfundimtare për shkak të vdekjes së nënës së Melani Trump.

 


Shtuar 11.01.2024 19:04