Gati 9000 foto nga laptopi i Hunter Biden u publikuan në internet nga organizata jofitimprurëse e ekstremit të djathtë Marco Polo.
Në veçanti, 8864 fotot e djalit të presidentit amerikan, të postuara në bidenlaptopmedia.com, sipas Daily Mail, e tregojnë atë duke shijuar momente familjare, por edhe në ato më personale (lakuriq, me prostituta në krah), ndërsa në të tjera duket se janë me drogë.
Këto foto ose janë ruajtur në laptopin e tij ose janë dërguar nga aplikacione si WhatsApp. Imazhet datojnë midis 2008 dhe 2019 dhe janë marrë nga vende të ndryshme duke përfshirë Hawaii, Kina, Londra, Parisi, Roma dhe SHBA.
Organizata e ekstremit të djathtë Marco Polo u themelua nga ish-punonjësi i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, Garrett Ziegler, 28 vjeç, i cili e përshkruan atë si një “grup hetimor jofitimprurës që ekspozon korrupsionin dhe zhvatjen”.
Një raport i publikuar vjeshtën e kaluar e akuzoi Hunterin për 459 krime, duke përfshirë prostitucionin, shpërndarjen dhe posedimin e drogës, mashtrimin e agjencive qeveritare, lobim të jashtëligjshëm dhe pastrim parash.
Ziegler lëshoi gjithashtu më shumë se 120,000 emaile, si dhe faqe nga ditari i motrës së Hunter, Ashley Biden./Albeu.com/