Tronditëse, gjenden 7 persona të vdekur brenda në makinë

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Meksikë, ku shtatë persona janë gjetur pa shenja jete në një makinë. Autoritetet në Meksikë, njoftuan se ato u gjetën në një makinë të lënë në mes të trafikut në një autostradë kryesore.

Prokurorët në shtetin qendror të Puebla, thanë se të gjithë trupat mbanin mesazhe që supozohej se përshkruanin arsyet e vrasjes së secilit.

Secili ishte akuzuar për kryerjen e një krimi të veçantë, nga marrja e drogës në rrugë, grabitja e kamionëve të mallrave e deri te zhvatja, thanë prokurorët.


Shtuar 6.04.2024 09:12