Tritol biznesit në Radhimë, shpërthimi i fuqishëm

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një lokal në Radhimë.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në lokalin “Odeon 2”.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, mirëpo raportohet se dëmi është kolosal pasi edhe sasia e tritolit e vendosur ishte e madhe.

Pronarët e lokalit janë nga Elbasani ndërsa dyshohet se biznesin e kishin marrë me qira. Nuk dihet nëse ata kanë pasur konflikte me persona në të shkuarën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/