Tritol banesës së Ilir Koçiljas, shpërthimi dyshohet si hakmarrje për vrasjen e Halil Kokës

Policia e Durrësit vijon hetimet për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e Ilir Koçiljes në lagjen nr 4 të qytetit, mbrëmjen e së hënës.

Nga dëmtimet e shkaktuara mendohet se ka qenë një sasi e konsiderueshme tritoli, pasi një pjesë e murit është shembur, ndërkohë që dëmtime të shumta ka pësuar edhe një automjet që ishte parkuar pranë banesës së Koçiljes.

Policia ka marrë pamjet nga disa kamera sigurie që gjenden në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që janë pyetur edhe disa persona me shpresën se mund të mbledhin të dhëna rreth autorit.

Si pistë kryesore e hetimit është ajo e dërgimit të një mesazhi ndaj Ilir Koçiljas, për vrasjen e Halil Kokës që ai e kreu në 14 shkurt pranë shkollës Jusuf Puka.

Autori i vrasjes, pasi arrestimit, deklaroi në sallën e gjyqit se kishte konflikte të vazhdueshme me viktimën. Shkak i vrasjes dyshohet se u bë përplasja për vendin e parkimit./albeu.com


Shtuar 27.02.2024 11:55