Tritan Shehu: Në regjime nuk ka drejtësi të pavarur, Berisha i burgosur politik

Deputeti i Partisë Demokratike, gjatë fjalës së tij së Kuvend gjatë seancës ku pritet të votohet projekt-rezoluta e PS-së, për luftën ndaj korrupsionit.

Ai u shpreh se në regjime nuk ka drejtësi të pavarur.

Sipas Shehut, “Grusht të vërtetë shteti kundër demokracisë është ajo që po ndodh me Sali Berishën”, u shpreh Tritan Shehu, Ai tha se Berisha është një i burgosur politik, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s që mban të burgosur liderin e opozitës.

Shehu theksoi se Shqipëria është larg BE-së, sepse regjimi i Edi Ramës ka shkelur të drejtat universale, janë shkelur të drejtat e njeriut, po mbahet në burg lideri i opozitës, pa asnjë provë e fakt.

Sali Berisha po mbahet i burgosur, njëlloj sikundër Putini në Rusi burgos kundërshtarët e tij politikë”, tha Shehu, duke bërë një paralelizëm ndaj rastit të ish-Kryeministrit në Shqipëri dhe Navalny, liderit të opozitës ruse, që humbi jetën në rrethana misterioze në burgun ku mbahej i burgosur.

Shehu tha se në regjime nuk mund të pretendohet se ka drejtësi, duke e cilësuar këtë si një shkak madhor pse Shqipëria është larguar edhe më shumë nga Bashkimi Europian, ku kërkon të integrohet.


Shtuar 27.05.2024 16:01