Tritan Shehu: Berisha është pjesë e PD-së, vendimi i Bashës nuk njihet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu,ka thënë se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, nuk është i blefshëm, pasi ai nuk duhej të merrej individualisht, por në konsultim me Këshillin Kombëtar të partisë.

komentet ai i bëri në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ku komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas tij,

Shehu shtoi më tej, se Sali Berisha është historia e PD dhe vendime kaq madhore nuk duhej të merren vetëm. Ai solli në vëmendje këtu djegien e mandateve, një vendim sipas tij i marrë fillimisht nga Luzlim Basha, e që sipas ish-ministrit rezultoi një dështim.

Tritan Shehu: Unë konsideratat e mia për Berishën i kam shprehur me kohë. E njoh dhe kam shpreh të gjitha konsideratat për të dhe mendimet personale në mënyrë për idenë, kërkesën, për të mos qenë ai pjesë e Parlamentit shqiptar. Ai ka të gjitha atributet legale për të qenë pjesë e PD dhe Kuvendit. Janë disa gjëra që duhen respektuar sepse lidhen me realitetin, mbështetjen e elektoratit. Unë këto konsiderata i kam thënë. Kjo është demokracia. Ajo që mua realisht, unë e thash dhe atë ditë në PD, që më ka zemëruar, është mosrespektimi i forumeve demokratike dhe vendosja e një vendimi madhor, që ka të bëjë dhe me personalitetin më të madh të PD, me historinë e PD, ka të bëjë me të gjithë ne, jo me një njeri të vetëm. Është një vendim i rëndësishëm që duhet të merret duke respektuar rregullat e PD. Janë vendime që nuk merren nga një person.

Janë anashkaluar strukturat?

Tritan Shehu: Unë mendimin tim për Berishën e kam thënë. Unë them që Berisha është pjesë e grupit të PD, sepse s’ka një vendim nga këshilli kombëtar, apo anëtarësia. Këtu kemi një masë ndëshkimore që duhet të kalojë instancat e PD për tu quajtur legale. Pra në këtë mënyrë mendoj që u nisëm me këmbën e gabuar. U vendosëm njëherë në rastin e faktit të kryer, kur ishte djegia e mandateve. Këtu jemi sërish para faktit të kryer, por të një vendimi madhor. Përsëritja e këtij veprimi, për një qëndrim kaq madhor, mua më duket një gjë e gabuar, që duhet nuk qëndron. Janë shkelur konceptet e bashkëpunimit të një partie demokratike.

Hera e parë që merret një vendim i tillë?

Tritan Shehu: Ka pasur dhe herë të tjera që janë bërë gabime, pork jo s’duhet thënë që duhet të thellojmë gabimet. Mençuria e një force politike është të mësoj nga gabimet. Statuti ynë është i përputhshëm me partitë evropiane, nuk mund të shkelen këto parime. Gjërat thuhej hapur, duhej diskutuar.

Si do të vendosej nëse hidhej në votë?

Tritan Shehu: Unë nuk parashikoj që çfarë do të ndodhte. Unë që jam një nga adhuruesit e SHBA, të demokracisë amerikane, e them qartësisht që SHBA-të nuk kërkojnë të shkelen Kushtetutat, statuti, pra mendoj që gjëra më e mirë është që të respektojmë rregullat e lojës, transparencës. Unë mendoj që ky është problem i madh që ka ndodhur dhe e ka vendosur në pozitë të vështirë PD. Partia Demokratike s’është pronë e kryetarit, është parti e madhe. Pra një parti e tillë nuk mund të vihet përballë faktit të kryer për një çështje të rëndësishme. Kjo më ka shqetësuar. E them përsëri me sinqeritet dhe vendosmëri që duhet të dalim nga spiraleje të mosrespektimit të statutit. Unë e them përsëri, që vendimi nuk është finalizuar. Për mendimin tim personal, Berisha është pjesë e PD. Unë si një nga anëtarët më të vjetër në PD, si ish kryetar i saj e them këtë gjë, me qartësi, që dëmet vijnë kur nuk respektohen rregullat e brendshme.

A keni konsideratë për zotin Basha?

Tritan Shehu: Absolutisht, e kam mbështetur. Por ama duhet thënë e vërteta kur gabohet. Gjëja më e mirë e një partie politike është të respektohen rregullat e lojës, statute, transparenca.

Ku duhet të kishte ndodhur kjo në Këshill Kombëtar?

Tritan Shehu: Po, statui e thotë qartësisht. Pra nuk është se do të shpiknim ndonjë gjë. Do të jem në krah të drejtës, së vërtetës, për t’u future në rrugën e ndryshimit. Unë do të jem në këtë rrugë dhe asnjëherë s’e kam fshehur konsideratën që kam për Berishën.

Rrezikoni veten tuaj?

Tritan Shehu: Pse është krim të kesh respekt për zotin Berisha? Ku jemi këtu? Këto gjëra nuk shtrohen më. Unë gjithmonë them që e vetmja zgjidhje për të dalë nga gabimet është respektimi i transparencës, i dialogut, që mund të jenë të njëjta apo të kundërta dhe vendimeve finale në bazë të gjykimeve kolektive. Jo të merren vendimet si fakt i kryer, kjo është e gabuar. Gjëja që rrezikon një forcë politike janë vendimet jo të bazuara në këto element.

Tritan Shehu: Ju mendoni se largimi i Berishës do të na kthejë në pushtet? Jo. Ju shtruat problemin mes mazhorancës dhe opozitës. Unë kam qenë gjithmonë pro bashkëpunimit. Kjo ka qenë një nga arsyet që kam qenë kundër dorëzimit të mandateve. Unë kam qenë gjithmonë që duhej të gjenden rrugët e komunikimit. Duhet një besueshmëri reciproke. Fatkeqësisht Rama ka shkelur çdo marrëveshje të bërë me opozitën, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Rama e shkeli me këmbë atë marrëveshje. Kërkoi të denigrojë opozitën dhe PD, duke gatuar në parlament një marrëveshje komplet tjetër. Në këtë mënyrë mendoj që Rama ka thyer qartë besimin opozitë-mazhorancë. Duke parë si është kjo mazhorancë, unë e konsideroj të vështirë një marrëveshje me mazhorancën. Kjo mazhorancë ka numrat për të qeverisur, si pasojë e masakrës zgjedhore të 25 prillit, por ia që i ka.

A jeni opozitë e bashkuar?

Tritan Shehu: Unë mendoj që jemi më të dobët sot. Jemi në një moment të vështirë që duhet të kalojmë. Masakra zgjedhore e 25 prillit, ishte një moment tragjik për demokracinë shqiptare. Duhet të ulemi, të diskutojmë qartë gjërat midis nesh, të rregullojmë gabimet e të ecim përpara.

Berisha ka paralajmëruar aksionin e vet. Kjo nuk e dobëson çështjen e brishtë që ndodhet PD?

Tritan Shehu: Çdo aksion që është në të mirë të PD nuk e dobëson atë. PD ka nevojë t’i tregoj shqiptarëve që do të respektojnë rregullat e brendshme, për këtë ka nevojë PD.

A i shkon për shtat kjo luftë PD?

Tritan Shehu: Unë shpresoj se këto gjëra duhet të kalojnë, duke respektuar statutin, të gjithë do të luftojmë për këtë PD.