Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni i organizuar gjatë ditës së sotme në Vlorë, ku u kapën rreth 1 ton kanabis.
Operacioni i koduar “The Eye” çoi në pranga 5 persona, 2 prej të cilëve ukrainas, Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.
Sipas burimeve, mësohet se lënda narkotike është bllokuar një ditë më parë në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, por policia ka preferuar të mos ndërhyjë menjëherë.
Tre skafistët e kanë shkëmbyer drogën në det dhe kanë lëvizur me mjetet e tyre lundruese për ta ngarkuar kanabisin në një anije tip “Velierë”, e cila po i priste në brigjet e Jonit.
Ky veprim i trafikantëve është bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.
Policia e Vlorës ka qenë duke i vëzhguar së bashku me kolegët e tyre të Guardia di Finanzas italiane dhe sapo përfundoi shkëmbimi i drogës, kanë ndërhyrë për të bërë arrestimet.
Gjatë operacionit policor të koduar “The Eye” u arrestuan nga Policia e Vlorës, shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.
Lënda narkotike u gjet e ambalazhuar në dhjetëra thasë të mëdhenj.