Transportonte drejt Shkodrës kundrejt pagesës emigrantë nga Irani, arrestohet 19-vjeçari

Falë opracionit policor të koduar “Interrupt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Një 19-vjeçar, transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 6 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi, në kundërshtim me ligjin, ku është kapur në flagrancë dhe dhe është vënë në pranga.

Gjatë këtij operacioni, në pranga ka rënë dhe një 28-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi automjetin që drejtonte 19-vjeçari dhe një automjet tjetër.

Bazuar në informacionet e siguruara për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interrupt”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:

O. E., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës 300 euro për secilin, 6 emigrantë nga Irani, të cilin synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me të cilin shtetasi O. E. po transportonte emigrantët dhe një automjet tjetër. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi O. E. dhe njëri nga emigrantët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.12.2023 14:34