Transportonin në rrugë ilegale emigrantë drejt Anglisë, “shpërbëhet” banda shqiptare në Londër

Shtatë persona u arrestuan gjatë një operacioni për të shkatërruar një rrjet të trafikut të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Sipas Daily Mail, policia shpreson se goditja e këtij grupi do të ndikojë fuqishëm në reduktimin e trafikut të shqiptarëve drejt Anglisë.

Mendohet se kjo bandë ka trafikuar qindra emigrantë ilegalë shqiptarë drejt Anglisë. Emigrantët ilegalë paguanin deri në 25 mijë sterlina për kokë. Mes shtatë të arrestuarve në operacionin e zhvilluar në katër pika të ndryshme në Londër mendohet se është edhe kreu i grupit. Të arrestuarit janë gjashtë burra nga mosha 26 deri 44 vjeç dhe një grua 26-vjeçare.

Hetuesit mendojnë se banda kishte kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni. Ata përdornin kamionët dhe furgonat për të trafikuat shqiptarët nga veriu i Francës drejt Anglisë. Të arrestuarit përballen me katër akuza.


Shtuar 21.07.2021 11:04