Transformimi dixhital gjatë pandemisë, kush ishin fituesit dhe humbësit

The Economist

Në ditët e para të Covid-19, teknologjia industriale “u zhyt” nga një ndjenjë euforie. Me miliarda njerëz të mbyllur në shtëpi, puna dhe loja po ndryshonin shumë shpejt por online.

Shumë shpresonin se normaliteti i ri do të nxiste një bum të madh produktiviteti pasi firmat të dixhitalizoheshin dhe punëtorët të shpenzonin më pak kohë duke udhëtuar.

Euforia ishte më e dukshme në tregjet e aksioneve, ku çdo firmë e lidhur me këtë prirje pa një rritje të çmimit të aksioneve. Por bota po ndryshon me ritëm të shpejtë bashkë me teknologjitë dixhtale të cilat po transformojnë secilin aspekt të jetës, shoqërisë dhe ekonomisë.

Sipas autorit David L. Rogers, transformimi dixhital ndërtohet mbi pesë sfera të ndryshme përfshirë konsumatorët, konkurrencën, vlerën, inovacionin dhe të dhënat. Vlera e peshës së një portofoli me këto 5 pika kryesore ose siç u quajt ndryshe “indeksi i çmendurisë së bllokimit” u rrit me 320% nga fillimi i pandemisë deri në kulmin e saj në gusht 2021.

Në të kundërt, Nasdaq, Kompania e shërbimeve financiare  u rrit me 88 %. Por mesa duket mania për t’u fuqizuar ka marrë fund.  Sot indeksi i çmendurisë së bllokimit, i cili përfshin firmat si:Netflix, një shërbim transmetimi; Peloton, një prodhues i biçikletave të zbukuruara për stërvitje; Robinhood, një aplikacion për tregtimin e aksioneve; Shopify, një platformë e-commerce; dhe Zoom, një shërbim videokonferencash ka rënë me më shumë se 80% nga kulmi i saj, duke tejkaluar rënien prej 18% në Nasdaq.

Por sa shqetësues është ky trend?

Sigurisht, disa prej tyre pasqyrojnë perspektiva më të zymta për ekonominë globale, të nxitur nga inflacioni, lufta dhe rritja e normave të interesit.

Dhe është zhgënjyese që në dy vjet dixhitalizimi dhe puna në distancë nuk kanë dhënë prova të qarta të një bum të  produktivitetit.

Megjithatë, ka ende arsye për të qenë optimist për sa i përket dixhitalizimit. Pjesa më e madhe e entuziazmit të hershëm mund të jetë fokusuar thjesht në llojet e gabuara të firmave.

Edhe pse pandemia është drejt fundit, zhvendosja drejt dixhitalizimit vazhdon. Fituesit e vërtetë nuk janë firmat fantastike të teknologjisë konsumatore, por kompanitë që ofrojnë infrastrukturën për të mundësuar këtë ndryshim, raporton abcnews.al.

Pjesa më e madhe e rënies së indeksit për shkak të bllokimit pasqyron modele më të lëkundura të biznesit. Më 22 gusht, Zoom raportoi se rritja e tij nga viti në vit kishte rënë në 8%, norma më e ulët që nga viti 2019.

Tre ditë më vonë Pelton raportoi një rënie prej gati 30% në shitjet tremujore në krahasim me një vit më parë. Ka shumë abonentë që po largohen nga Netflix, duke u abonuar në platforma të tjera si Disney+.

Nga ana tjetër Robinhood po pushon një të kartën e stafit të tij pasi tregtarët janë të fokusuar tashmë në tregje. Bumi i zbehur i punës nga shtëpia ka ndikuar gjithashtu në rritjen e kërkesës për pajisje.

Dërgesat e kompjutëreve në mbarë botën priten të bien me 10% këtë vit. Analistët mendojnë se shitjet e telefonave celularë do të bien me 7%.  Një rënie në shpenzimet për videolojërat dhe një bum i kriptove kanë ulur shitjet e gjysmëpërçuesve të fuqishëm që përdoren për të minuar monedhat dixhitale dhe të grafikëve kompjuterike.

Megjithatë, shikoni përtej bumit dhe rënies së teknologjisë së konsumatorit, dhe aty do të kuptoni suksesin e vërtetë.

Tregu për teknologjinë e infrastrukturës që mbështet jetën e përditshme të njerëzve, si kompjuteri, siguria kibernetike dhe pagesat dixhitale, po lulëzojnë. Industria e kompjuterave cloud pritet të rritet në pothuajse 500 miliardë dollarë këtë vit, nga 243 miliardë dollarë në 2019.

Oferta e “Clound Computing” e Amazon, më e madhja në botë, po rritet ende me 33% çdo vit. Ajo përbënte tre të katërtat e të ardhurave operative të firmës gjatë 12 muajve të fundit dhe po mbështet biznesin elektronik.

Rivalët e tij më të afërt janë shërbimet cloud të Microsoft dhe Google. Shitjet e tyre vjetore po rriten përkatësisht me 40% dhe 36%. Cloudification(konvertimi i të dhënave dhe programeve për të përdorur kompjuterin në re (cloud), ka krijuar kërkesa të reja për sigurinë kibernetike, një tjetër nga fituesit e teknologjisë.

Të ardhurat e kombinuara në tre firmat më të mëdha të listuara të sigurisë kibernetike janë pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pandemisë.

Kapitalizimi i tregut është trefishuar dhe ka rënë vetëm një pjesë që nga fillimi i vitit. Pagesat dixhitale janë një tjetër pikë e ndritshme, falë bllokimeve dhe distancimit social.

Tre të katërtat e pronarëve të iPhone përdorin Apple Pay, nga gjysma në 2019, dhe nëntë nga dhjetë shitës me pakicë amerikanë e përdorin atë si një mënyrë pagese. Pothuajse 200 milionë njerëz në Indi dhe Kinë kanë përdorur një formë pagese dixhitale për herë të parë që nga fillimi i Covid.

Një e treta e të rriturve në Afrikën Sub-Sahariane tani kanë një llogari të parave dixhitale, nga një e pesta në vitin 2017.

Mendje e shëndoshë është ajo që fiton

Flluska mund të ketë shpërthyer mbi të “preferuarit” e pandemisë, por zhurma e daulleve të dixhitalizimit po vazhdon. Teknologjitë më pak tërheqëse që ofrojnë infrastrukturën bazë për ndryshimin janë përfituesit e vërtetë të Covid.

Nëse këto do të nxisin një rritje të produktivitetit një ditë, kjo mbetet për t’u parë. Por gjatë pandemisë ndodhi më shumë sesa thjesht çmenduria për shkak të bllokimit./abcnews.al