Trajneri i ekipit anglez shfaqet në Konferencë me syrin e nxirë, ja arsyea

Ishte disi surprizuese shfaqja e Graham Potter para gazetarëve për të folur për ndeshjen e Brighton ndaj Sheffield United për javën e 33 të Premier League.

Teksa gazetarët prisnin ta pyesnin trajnerin për duelin delikat lidhur me mbijetesën e skuadrës së tij, ata menjëherë ndryshuan pyetjet pasi Potter u shfaq me syrin e nxirë para kamerave dhe me njërën faqe të goditur.

Sigurisht të gjithë prisnin ndonjë sherr të madh në fushën stërvitore ose incident teksa ai i zhgënjeu të gjithë pasi ngjarja ishte diçka që mund t’i ndodhë çdokujt.

“Do të më pëlqente t’u tregoja se kam një histori heroike, kalorësiake që do të më bënte të dukesha mire para jush por fatkeqësisht thjesht vura këmbën gabim duke ecur nga plazhi për në shtëpi në disa shkallë dhe pastaj u përplasa me një parmak prej metali. Kam një dëmtim të lehtë edhe në shpinë. Mund të shkonte edhe më keq, fatmirësisht më goditi pjesën e faqes”, sqaroi Graham Potter para gazetarëve kuriozë.

Trajneri i Brighton vijoi me shaka se një zonjë fqinje i tha se tani është më i nxirë dhe më i bukur por ai mendoi se zonja në fjalë është e çmendur. Lidhur me ndeshjen e vështirë ndaj Sheffield, Potter konfirmoi se skuadrës i duhet me patjetër një fitore për t’iu afruar mbijetesës edhe më shumë.

Shtuar 22.04.2021 08:04