Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Thumanës.
Mësohet se 65-vjeçari, Hamit Gabili, është përplasur për vdekje nga një trajler në rrugën e Fabrikës së Çimentos.
“Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com