VIDEO/ Breshëri plumbash ndaj shqiptarit në Bruksel, momenti kur autori i maskuar e qëllon në kokë

BRUKSEL – Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30. Ngjarja ka ndodhur në tarracën e një kafeneje shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga policia.

“Policia u thirr pas incidentit në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një person të plagpsur me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën” , thuhet në deklaratën e policisë.

Siç shihet në një video të publikuar nga mediet e huaja, nburrë me kapuç ka ecur drejt tarracës, kalon para viktimës, kthehet dhe më pas e qëllon katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.

Më pas ai largohet. Viktima ndodhet në gjendje kritike për jetën, njoftoi prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media.

Hetimi, i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.04.2024 18:36