Tragjike në Gjermani, shqiptari vret me armë ish-gruan në dyqanin ku ajo punonte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Markdorf të Gjermanisë, ku një 47-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje  ish-gruan e tij, në vendin e saj të punës.

Mediat gjermane bëjnë me dije se pasi e ka qëlluar disa herë me armë duke e lënë të vdekur në vend 44-vjeçaren, ai është arratisut, por pas pak minutash është arrestuar.

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit, derisa të përfundojnë hetimet.

Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia. K

Autoritetet gjermane bëjnë apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë në polici.

Dyshimet e para janë se ai e ka qëllua ish-gruan ndërsa ka qenë në gjendje të dehur. Hetimet vijojnë dhe në vendngjarje nuk ka mbetur asnjë i lënduar nga të shtënat e shumta./albeu.com