Tragjike/ Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare djali i legjendës së futbollit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e ish-mbrojtësit brazilian të Milanit, Serxhinjo. Djali i tij 20-vjeçar, Diego, është ndarë nga jeta në lule të moshës.

Ka qenë klubi i Milanit që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta para kohe të 20-vjeçarit Diego.

Të lidhura

None found

“Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë ne zemrat tona”, thuhet në postimin e Milanit.

Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur. Rrjetet sociale janë ndezur me mesazhe dashurie dhe solidariteti, duke demonstruar ndjenjën e thellë të komunitetit brenda familjes së futbollit.

Trashëgimia e Serginhos në AC Milan është rrënjosur me vlerësime, duke përfshirë tituj të shumtë të Serie A dhe trofe të UEFA Champions League.


Shtuar 8.08.2024 10:27