Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kazakistan, ku 15 persona kanë ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi pasi një minibus dhe dy kamionë u përplasën në qytetin rus të Ulyanovsk në rajonin e Vollgës.
Sipas dëshmitarëve, një kamion doli nga korsia kur u përplas me një minibus që udhëtonte në drejtim të kundërt, pranë fshatit Nikolayevka. Në momentin e aksidentit edhe mikrobusi është përplasur në pjesën e pasme nga një kamion tjetër.
Në pamjet e shfaqura minibusi duket se pothuajse është rrafshuar nga dy kamionët.
Në aksidentin e trafikut, 15 persona humbën jetën, të gjithë shtetas të Kazakistanit, njoftuan shërbimet e shpëtimit të cituara nga agjencia publike ruse Ria Novosti.
Tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ka bërë me dije guvernatori i rajonit të Ulyanovsk, Alexei Ruskikh.