Tragjedia në Himarë, ministrja Kumbaro e kalon “topin” te autori: Marrëzi e një njeriu që theu çdo ligj! (FOTO LAJM)

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë së djeshme në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone e cila drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Kumbaro u shpreh se tragjedia e djeshme ka ndodhur për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj.

Përmes një postimi në Tëitter, ajo ka bërë thirrje që drejtësia të bëjë punën e saj pakompromise dhe të jetpët dënim maksimal ndaj kujtdo që shkel ligjet.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë

humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”, ka shkruar Kumbaro./albeu.com/