Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, Adriana Hasa, ka folur në lidhje me tragjedinë që tronditi qytetin ditën e djeshme, nga ku mbeti i vrarë me thikë nxënësi i klasës së nëntë Fation Bici 16 vjeç dhe i plagosur kushëriri tij, Marko Liçi.
Fationi humbi jetën, dje vetëm pak minuta pasi doli nga shkolla kur një grup adoleshentësh katër ( të arrrestuar tashmë) i bën pritë kushëririt të tij Marko Liçi për një mosmarrveshje në rrjetet sociale që e kishte zanafillen disa javë më parë.
Fationi ndërhyri për të mbrojtur kushëririn, por e pësoi vetë. Drejtoresha e shkollës Ardiana Hasa, ku Fationi ishte nxënës është shprehur se kjo është një ngjarje që i ka tronditur të gjithë, sipas saj 16 vjeçari fatkeq ishte shumë djalë i qetë.
Drejtoresha thekson se e ka njohur Fationin që në kopsht, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo ka parë rritjen e tij dhe asnjëherë nuk e ka qortuar për asgjë.
“Ngjarjen e mësova nga telefoni nga nëndrejtoresha pasi ajo ka qenë dhe e para që ka marrë lajmin. Më ka thënë se nxënësit e shkollës sonë ishin zënë me thika, pastaj jemi nisur te urgjenca të gjithë bashkë pasi kishte mbaruar mësimi dhe aty tentova që të takoja mjekun kirurg por nuk e takova, pasi fola në telefon më konfirmoi se kishte ndërruar jetë. Sipas nxënësve të tjerë ato janë takuar në një fushë basketbolli në mes të lagjes, ku pas një debate me tone të larta, ku janë shqetësuar banorët e lagjet dhe dikush ka dalë dhe ka kërkuar që të pushojnë, pas 10 minutash janë dëgjuar thirrjet për ndihmë, ku Fatjoni sipas banorëve ka bërë katër hapa dhe më pas është rrëzuar. Banorët kanë qenë ato që e kanë thirrur edhe ambulancën. Unë Fatjonin e kam marrë në kopsht e kam rritur me sytë e mi, dhe asnjëherë nuk e kam thirrur dhe ta qortoj për një gjë Fatjonin”, ka thënë ajo./albeu.com/