Tragjedia me 14 viktima në Itali, menaxheri i teleferikut: Do dëmshpërblej familjarët!

Menaxheri i teleferikut, Luigi Nerini në malin Mottarone është shprehur se dëshiron të takojë të afërmit e viktimave që humbën jetën javën e kaluar pas një aksidenti me teleferik. Ai gjithashtu u shpreh se është i gatshëm të dëmshpërblejë familjarët dhe sa i përket çështjes së sigurisë, ai theksoi se nuk është kursyer asnjëherë. Gjykatësja e çështjes

Donatella Banci Buonamici pranoi se kishte një mungesë totale të dhënash kundër tij, ndërsa u vu në dukje se kompania nuk do të kishte asnjë interes “ekonomik” për të mbështetur “praktikën” e çaktivizimit të frenave të urgjencës, sepse sezoni në fakt ende nuk kishte filluar. Për këtë arsye sipërmarrësi u la i lirë dhe u kthye në familjen e tij pas gati 4 ditësh të kaluara në burgun Verbania.

Tani Nerini, thotë avokati i tij, shpreson që “përgjegjësitë të identifikohen saktë”. Punonjësit e tjerë të kompanisë që menaxhon teleferikun në Mottarone së shpejti mund të regjistrohen në regjistrin e të dyshuarve. “Ne do të vlerësojmë në çfarë termash ata dinin në lidhje me përdorimin e kabujve”, tha pronari, dhe “ne do të vlerësojmë nëse ata kanë marrë pjesë me vetëdije ose nëse janë kufizuar në kryerjen e indikacioneve nga lart”.


Shtuar 31.05.2021 17:50