Tragjedi! Treni del nga shinat, humbin jetën 60 persona

Të paktën 60 njerëz kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shinat në zonën Kolwezi të Republikës Demokratike juglindore të Kongos , thanë burime lokale dhe kompania publike hekurudhore.

Aktualisht, “numri i vdekjeve është 60, burra, gra dhe fëmijë” dhe “52 të plagosur janë evakuuar,” tha për AFP, Marc Manyonga Dabo, drejtor i infrastrukturës në Hekurudhat Kombëtare të Kongos.

Ai tha se ishte një tren mallrash i cili, edhe pse në mënyrë të paligjshme, transportonte klandestinë.

Sipas Manyonga, treni, i cili përbëhej nga 15 vagona, 12 prej të cilëve ishin bosh, vinte nga Luena, në provincën fqinje të Ano Lomani, dhe po shkonte për në qytetin minerar Tenke, jo shumë larg Kolwezi. Shkaqet e aksidentit po hetohen./albeu.com