Tragjedi në sheshxhirim, aktori i Hollivudit vret drejtoreshën e fotografisë dhe plagos regjisorin

Aktori i njohur, Alec Baldwin u bë shkaktar i një tragjedie teksa xhironte për filmin e tij të ri, “Rust”. Baldwin, aksidentalisht qëlloi me armën që supozohej të përdorej për skenën, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe duke plagosur regjisorin e filmit.

Sipas autoriteteve të Santa Fe, Baldwin, ka shkrepur armën duke shkaktuar një incident që përfundoi fatal për drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins, ndërsa regjisori  Joel Souza, është plagosur.


Shtuar 22.10.2021 11:32