Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Shkup-Bllacë në Maqedoninë e Veriut.
Makina ka rënë në lumë të shtunën në mbrëmje në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.
Si pasojë e aksidenti fatal humbën jetën tre persona (trupat e tyre nuk jane gjetur ende), anëtarë të familjes shqiptare nga Kosova, Pacolli. Mediet në Maqedoninë e Veriut raportojnë se makina me katër pasagjerë ra në lumin Lepenc.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se në veturën e aksidentuar BMW me targa të Kosovës kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup. Ndërkohë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuliuar emrat e viktimave, me të cilët duket se ka lidhje fisnore.
Pacolli shkruan në Facebook se në këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.
“Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë”, shkruan ai
/albeu.com/