Një autobus plot me pasagjerë ka rënë nga mbikalimi mbrëmjen e sotme, një seksion i ngritur i Via dell’Elettricità në Mestre të Italisë, duke përfunduar në shinën hekurudhore.
Sipas mediave italiane, deri më tani raportohet për 21 të vdekur, pasi autobusi u përfshi dhe nga flakët.
Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, as nëse ka të bëjë me autobus turistik apo publik.
Shumë ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.
Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë./albeu.com