Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë papritur, pasi kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.
Fëmija ka lënë frymën e fundit në spitalin e Hipokratit, me mjekët që kanë luftuar për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.
Protothema.gr raporton se fëmija është nga Imathia dhe se kishte shkuar edhe me herët në spital por prindërit e çuan në shtëpi pasi mjekët e diagnostikuan atë me virozë stine.
Por më vonë shëndeti i fëmijës është përkeqësuar, duke shfaqur temperaturë të lartë, e për rrjedhojë prindërit e çuan sërish me emergjencë në spital, ku 8 vjeçari ndërroi jetë papritur./albeu.com/