Tragjedi në Gostivar: Nga zjarri humb jetën një fëmijë, i kishte këmbët e lidhura (VIDEO)

Një fëmijë e ka humbur jetën në zjarrin e madh që ndodhi sot në Gostivar, në një banesë në rrugën “Kej Vardar”. Edhe një 35 vjeçare e ka pësuar me probleme të rënda shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit.

Zjarri në banesën që gjendet ne katin e tretë ka shpërthyer rreth orës tetë të mëngjesit.

Zjarrfikësit që kanë marr pjesë edhe në shuarjen e zjarrit thonë se  edhe pse  kanë arritur brenda 5 minutave  banesa ishte përfshi nga zjarri në tërësi.

“Thirrja është bërë ora tetë e pesë minuta dhe për shkak të  afërsisë, në vend ngjarje kemi arritur ora 8 e 10 minuta. Dhe kur shkuam banesa digjej dhe banesat afër ishin në rrezik pasi kishin filluar të digjeshin,  por banesa ishte e përfshirë tërësisht nga zjarri dhe para se marrim masat e morëm informatën se brenda ka një fëmijë. Hymë brenda me kolegët edhe pse morëm lëndime të lehta e nxorëm fëmijën dhe zjarrin filluam ta lokalizojmë. Fëmija ishte dehidruar nga tymi dhe një pjesë të trupit e kishte të djegur. Zjarrin e lokalizuam ora 9 e20 minuta dhe e shuam në tërësi”, tha një zjarrfikës i Gostivarit.

Prokuroria themelore publike po e heton rastin ne vendngjarje ndërsa është dhëne urdhër për autopsi te trupit.. Nga ekipi mjekësor thonë se fëmija ne kohen e zjarrit i ka pasur këmbët e lidhura, ndërsa sipas familjes, shkaku është se fëmija ka qenë agresiv.

“Prokuroria e Gostivarit është duke bërë hetim në vendin e ngjarjes  ku edhe nga ngufatja ka humbur jetën një fëmijë shtatë vjeçar. Trupi i pajetë është  dërguar për obduksion për të konstatuar edhe shkaqet e vdekjes.  Konstatimet e para të mjekut hetimor që janë konstatuar nga vendi i ngjarjes është se fëmija  gjatë kohës së zjarrit i ka pasur këmbët e lidhura me zinxhirë  dhe në bazë të rrëfimit të familjarëve  kjo ka ndodhur për shkak se fëmija ka qenë agresiv. Ndërsa prokuroia është duke i marr të gjitha masat për zbardhen e plotë të rastit”, thonë nga Prokuroria e Gostivarit.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën.


Shtuar 16.03.2021 16:50