Skuadra Rapido de Bouzas, e cila luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjol (RFEF), ka komunikuar lajmin e hidhur për vdekjen e futbollistit nga Guinea Ekuadoriale, Mariano Ondo Monsuy. Ai ishte stërvitur me klubin spanjol sezonin e kaluar dhe ishte gati sërish të bashkohej me të, pasi i kishte zgjidhur të gjitha problemet me vizën e tij.
Futbollisti i ri nuk u ndje mirë në përfundim të një seance stërvitore në fushën e aneksuar të Banapa (Guinea Ekuatoriale) dhe përfundoi me të fikët, për çka u transferua me urgjencë në spitalin Bata, ku humbi jetën në moshën 23-vjeçare.
“Lajmi ka rënë si një bombë e vërtetë, veçanërisht në familje, por dhe në stafin e trajnerëve, shokët e tij që janë të mërzitur shumë nga ajo që ndodhi. Të shtunën kundër Somozas, skuadra do të mbajë një minutë heshtje për humbjen e Mariano Ondo. U prehsh në paqe”, thuhet në njoftimin e klubit spanjol.