Tornado rrëmben dhe hedh në ajër burrin në Itali, ndërron jetë 53 vjeçari (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë një zonë të Italisë në jugun e vendit.

Tornado ka prekur zonën e Modicas në Siçili, duke shkaktuar dhe një të vdekur. Mediat vendase raportojnë se viktima  është pronari i një kafeneje në fshat.

53-vjeçari ishte larguar nga shtëpia pikërisht në momentin kur filloi tornadoja. Burrin e zuri vorbulla e plotë dhe nuk kishte mundësi shpëtimi. Vorbulla e përplasi në tokë dhe ai mbeti i pajetë.

Stuhia që shkatërroi zonat rurale me epiqendër midis Frigintinit dhe rretheve Bosco, Serrameta, Sant’Elena shkaktoi dhe shumë dëme të mëdha. Në videon e siguruar shihen dëmet në shtëpi private, në shtyllat e dritave, në muret mbajtëse.

Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa lidhje interneti pas stuhisë së rëndë./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 15:24