Shpërndante kokainë në doza të vogla, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi.   Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 15:26