Topalli rikthen momentin kur Meta e sulmoi në foltore: Më ndihmoi Olldashi!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur për vështirësinë e punës së saj gjatë periudhës që ishte pjesë e Kuvendit me qeverinë Berisha.

E ftuar në emisionin “Open”, Topalli ka kujtuar si momentin më të vështirë përplasjen me Ilir Metën, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Gratë më rrethuan në tavolinën e kryetarit të parlamentit. Unë i shoh si vendime politike, kësaj herë po përdornin gratë se ndoshta e bënte më të lehtë sulmit.

Sherri më Metën? Kuptova diçka, duhet të mbyllja menjëherë seancën. Kujtoj që Sokol Olldashi u kthye nga unë dhe më tha: Mbylle! Më ndihmoi se ndonjëherë situata e humbet qetësinë,”-tha Jozefina Topalli. /tch


Shtuar 17.03.2021 23:52