Tomori e pranon: Lautaro, Vlahovic dhe Abraham janë tre sulmuesit më të vështirë për t’u markuar

Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milanit, gjatë intervistës së tij për “Star Casino Sport”, rënditi sulmuesit më të komplikuar dhe më të vështirë që ai është përballur ndonjëherë.

“Unë them tre emra. Lautaro i pari sepse ai është një nga sulmuesit e rrallë që identifikon lëvizjet e kundërshtarit para se t’i bëjë dhe gjithashtu sepse ai është një lojtar që nuk di të lodhet, ai bën shumë lëvizje mashtruese me trupin e tij.

Abraham sepse ai më njeh shumë mirë dhe për një kohë të gjatë kur ishim te Chelsea, dhe Vlahovic sepse me strukturën e tij fizike është i vështirë të përballesh”, është shprehur mbrojtësi i Milanit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.11.2022 17:19