Tom Doshi në hetim të thelluar, Ambasada amerikane i përgjigjet prokurorisë

Ambasada Amerikane i është përgjigjur Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për informacione në lidhje me Tom Doshin.

Nuk është bërë me dije përgjigja e Ambasadës Amerikane për Doshin, por bëhet me dije se ka nisur një hetim I thelluar për të ndërkohë na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet.

Prokuroria është shprehur për mediat, se “për Doshin presim përgjigje edhe nga Interpol”.

Rikujtojmë se Doshi garon në dy qarqe, në Tiranë dhe në Shkodër me partinë e tij ku është shprehur se ka të sigurt të paktën 5 mandate deputeti.  /albeu.com/

 

 

 

 

 


Shtuar 20.04.2021 15:22