Tmerr në Haiti, dhuna e bandave vret më më shumë se 200 njerëz brenda 10 ditëve

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë në dhunën e bandave në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, brenda 10 ditëve, tregojnë shifrat e Kombeve të Bashkuara.

Pothuajse gjysma e atyre që vdiqën ishin banorë që nuk kishin lidhje me bandat që po luftojnë për kontrollin e lagjes Cite Soleil, thotë OKB.

Vendasit thonë se po u mbaron uji i pijshëm dhe ushqimi pasi dërgesat janë ndalur për shkak të të shtënave.

Dhuna e bandave në Haiti është rritur që nga vrasja e Presidentit Jovenel Moïse nga mercenarët një vit më parë, por ajo ka arritur nivele të reja tronditëse që nga një betejë që shpërtheu më 8 korrik midis dy aleancave kriminale, të njohura si G9 dhe G-Pèp./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 19:58