Tmerr në familjen hasjane! Djali merr sëpatën dhe kërcënon me jetë prindërit

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Has. Burimet zyrtare bëjnë me dije se I riu ka rënë në prangat e Policisë pasi ka kanosur prindërit e tij me sëpatë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Has – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/