“T’ka mami yll”, Albi Nako tregon zyrtarisht gjatë provave numrin e fëmijëve që do të eliminohen

Provat në sallën e baletit vazhdojnë si çdo ditë. Fëmijët e rrezikuar po punojnë fort për sfidën e javës. Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e mamave, të cilat dëshirojnë që në fazën tjetër padyshim të kalojë fëmija i tyre.

Pas mbarimit të provave, kryetari i jurisë në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, Albi Nako ka bërë një ballafaqim midis fëmijëve dhe mamave, duke i pyetur se cilët mendojnë ata se do të kalojë në fazën e ardhshme.

Në fund, Albi ka bërë të ditur edhe numrin e fëmijëve që do të shpallen zyrtarisht fitues, që do të jenë katër, ndërsa dy do të eliminohen. Deri atëherë duhet të presim ditën e premte.  /abcnews.al


Shtuar 6.10.2021 20:10