Tjetër skandal me të dhënat private, del në qarkullim lista me rrogat e qytetarëve

Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogen, që po shpërndahet në Whatsapp.

Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste të cilën e posedon edhe Opinion.al, por sigurisht në ruajtje të privatësisë së personave në fjalë, kjo listë nuk do të publikohet nga ana jonë./Opinion.al


Shtuar 22.12.2021 10:25