Një vajzë e vogël e quajtur Miray u shpëtua nga rrënojat e një blloku apartamentesh në qytetin jugor turk të Adiyaman të hënën, 178 orë pasi një tërmet shkatërrues tronditi rajonin.
CNN Turk tha se vajza ishte gjashtë vjeç dhe se shpëtimtarët ishin gjithashtu afër për të arritur motrën e saj më të madhe. Ministri turk i Transportit Adil Karaismailoglu kishte thënë më herët se ajo ishte katër vjeç.
Ndërkohë, një javë pas tërmetit shpresat për të mbijetuar po shuhen, edhe pse ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë disa njerëz.
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri tashme i ka kaluar 36 mijë./albeu.com