Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 888 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu janë shënuar edhe 3 viktima, një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra.
Në vendin tonë, aktualisht janë 7681 raste aktive dhe albeu.com më poshtë do t’ju tregojë shpërndarjen e tyre sipas qarqeve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2900
Shkodër 1322
Vlorë 694
Fier 592
Durrës 527
Lezhë 397
Elbasan 376
Berat 278
Gjirokastër 243
Korçë 156
Kukës 116
Dibër 80
Siç shihet Tirana, Shkodra dhe Vlora mbajnë rekord, ndërsa Kukësi dhe Dibra kanë më pak raste se të gjithë qarqet e tjera./albeu.com